Media vendase Irna njofton se një avion luftarak iranian u rrëzua sot në Iranin jugor dhe piloti i tij u vra. Avioni F5 prodhim i SHBA, i përdorur për qëllime arsimore, ra duke u përpjekur të mbërrinte në Desfoule, në provincën e Husseinit. Piloti u vra, por bashkëpiloti i tij ka shpetuar dhe u transferua në spital. Shkaqet e rrëzimit mbeten të paqarta. Irani bleu avionet amerikanë F5 përpara Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe 48 prej tyre janë përdorur deri më sot. Javën e kaluar, Teherani paraqiti avionin e parë që është 100% prodhim iranian dhe që duket shumë i ngjashëm me avionin amerikan F5.