ISH-MINISTRI : JA PËRSE GREQIA NUK DUHET TA PËRDOR VETON KUNDËR SHQIPËRISË

Opinion

Nga Prof. Dr.Arben Malaj/

Në vitin 2003 në Samitin e Selanikut u deklarua se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Gjithashtu në 2003 Greqia ishte mbështesja më e fortë për Shqipërinë për t’u anëtarësuar në BE.

Diplomacia greke në 2003 krenohej për vizionin e saj për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perendimore.

Vitet e fundit lidershipi aktual i Greqise tenton të bllokoj këtë proçes. Fillimi ishte me Maqedoninë e Veriut aktualisht me Shqipërinë. Njëkohësisht nuk njeh as Kosovën.

Rasti Bejleri mund të ketë element të paqartë, por nuk mund të shërbej si alibi për bllokimin e proçesit të integrimit të Shqiperise.

Do ishte më mirë që të dy palët të mos e kishin “prodhuar” fenomemin Bejleri. Mazhoranca mund ta eleminonte gjuhën përçmuese të përdorur në fushatë kundër Belerit. Pala greke nuk mund ta kishin përfshirë Himarën në shesh beteje të qendrimeve nacionaliste brenda politikës greke nën ethet e tyre elektorale.

Në Himarë ka minoritet grek, i njohur dhe respektuar. Por Himara kurrë nuk mund të bëhet “djepi i helenizmit”. Nga qendrimi bllokues i Greqisë nuk humbet vetëm Shqipëria por edhe BE.

Sfidat e vëndeve të Ballkanit Perendimore dhe të BE – së, po bëhen më të vështira. Një BE e fortë ekonomikisht dhe politikisht përballë sfidave gjeopolitike – është domosdoshmëri e dobishme për Evropën por edhe për Greqinë.

Krahasimi midis lidershipit vizionar grek të vitit 2003 me lidershipin aktual 2023 me preferencë të ngutshme nacionaliste, paralajmëron përkeqësim të vendim marrjeve të rëndësishme në BE – për të ardhmen, apo deri edhe ekzistencen e saj.

Greqia vazhdon të jetë një nga përfitueset më të mëdha nga fondet e BE. Me qëndrimet e saj bllokuese duket se Greqia “kafshon” BE-në, kafshon dorën që e ndihmon përhere.

Shqiperia ka shumë gjera që duhet t’i bëj më mirë. Qëndrimet bllokuese i përkeqësojnë dhe nuk i përmiresojnë këto sfida.

Gjithë etnitë që jetojnë në Shqipëri dhe në vëndet e tjera të Ballkanit do trajtohen me standartet evropiane paralelisht me avancimin e tyre në proçeset integruese. Vazhdoj të shpresoj që Greqia nuk do të perdori veton bllokuese.

Prof. Dr.Arben Malaj, Ministër i Financave dhe Ministër i Ekonomise. (Pjesmarres në Samitin e Selanikut)