ISH – MINISTRI MALAJ: KEQINFORMIMI DHE DEZINFORMIMI JANË RREZIKU I DYTË GLOBAL

Opinion
Keqinformimi dhe dezinformimi po behen kercenues, Aktualisht keqinformimi dhe dezinformimi nënkuptojnë një sfidë në rritje për politikë-bërësit, kompanitë, stabilitetin social dhe vetë demokracinë.
Ne raporti i rreziqeve globale afatshkurtra dhe afatgjata në vitin 2023 keqinfomimi dhe disinfomimi renditej i 11-ti nga 34 rreziqe afatgjata.
Në vitin 2024, keqinformimi dhe dezinformimi janë rreziku i dytë global në terma afatshkurtër dhe rreziku i 5-të në terma afatgjatë.
Rreziku i informacionit të keq dhe dezinformimit lehtësohet nga shpejtësia e rrjeteve sociale dhe ndërlidhja e përhapjes së informacionit të keq dhe dezinformimit në çdo cep të botës.
Sipas OKB-së, keqinformimi është përhapja aksidentale e informacionit të pasaktë.
Dezinformimi, nga ana tjetër, është i qëllimshëm: material që përhapet për të mashtruar, me potencial për të shkaktuar dëme serioze.
Raporti thekson gjithashtu se informacioni i shpërndarë nga figura publike, organizata mediatike dhe shtete mund të ndryshojë opinionin publik dhe të gërryejë besimin te autoriteti.
Këto rreziqe nuk janë krejtësisht të reja.
Në të vërtetë, Raporti i Rreziqeve Globale ka skicuar rritjen e kërcënimeve nga dezinformata dixhitale për më shumë se një dekadë. Raporti i vitit 2013 theksoi se si hiperlidhja mund të shihte “zjarret dixhitale” të bënin kërdi në botën reale.
Që atëherë, ne kemi parë që këto rreziqe të bëhen kriza të plota të botës reale.