Kanë kaluar mbi 20 vjetë që ishulli i Sazanit u dha Italise në mënyrë të paranueshme, kundrejt një kredie të marrë nga ish qeveria e asaj kohe.
Kryeministri shqiptar Pandeli Majko nuk u vonua t’ua jepte atë italianëve. Të martën, më 10 nëntor 1998, Marrëveshja Ekonomike u nënshkrua në Romë nga D’Alema-Maiko.
Lidhur me këtë marrëveshje Italia i dha ndihmë financiare prej 217 miliardë lireta (167 milionë euro), duke marrë në kthim të drejtën për të përdorur bazën e Sazanit nga forcat italiane me arsyetimin se ata do ta përdorin atë “për t’u marrë me e emigracionit të paligjshëm “. Marrëveshja parashikonte që italianët do të financonin programin prej 167 milionë eurosh në formën e një huaje me interes të ulët, duke zbatuar në Shqipëri veprime për sigurinë, drejtësinë, mbrojtjen dhe zhvillimin.
Pas kësaj marrëveshjeje, Italia mori të drejtën për të instaluar një forcë të fuqishme ushtarake në territorin e ishullit për të kontrolluar ngushticën e Otrantos. Sot në vend që ishulli të ishte një vend turizmi në të kundërt është kthyer një bazë e fortë italiane. Përfundimisht ky ishull i rëndësishëm sot gjendet në sferën gjeo-strategjike të interesave italiane.
Tashmë Reforma në Drejtësi ështe miratuar, por pyetja shtrohet: Se a do të merret drejtësia shqiptare lidhur me këtë çështje?