Itali, arrestohet shqiptari, ju gjetën 50 kilogramë drogë në apartament

Aktualitet

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili në apartamentin e tij ka sekuestruar edhe 50 kilogramë marijuanë, si dhe në sasi të vogël kokaine.

Përveç 28-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur,  në pranga është vendosur edhe një shtetas italian, i ishte personi që kishte nënshkruar  kontratë e qirasë për apartamentin ku jetonte shqiptari.

Javën e kaluar, gjatë një kontrolli, autoritetet italiane kanë vënë re prezencën e shtetasit shqiptar, për të cilin kishte një urdhër dëbimi nga shteti Italian. Ndërkohë që 28-vjeçari është munduar të shmang arrestimin duke u përpjekur t’ia mbathe.

Pas arrestimit atij iu gjet edhe çelësi i apartamentit ku ishte fshehur sasia prej 50 kilogramë e drogës.

Apartamenti është mbajtur nën vëzhgim nga karabinierët dhe më vonë është bërë edhe arrestimi i shtetasit italian.

Gjatë marrjes në pyetje të dy të arrestuarit kanë dhënë versione të ndryshme për sasin e drogës prej 50 kilogramësh që u gjet në apartament.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për 28-vjeçarin shqiptar dhe ka lënë në arrest shtëpie shtetasin italian.