Kamp – burgu në Afrikë dhe Lindjen e Mesme për emigrantët

1143
afrika sot

Në foto: Komisioneri për Imigracionin z. Dimitris Avramopulos

Bruksel – Krijimin e kampeve për emigrantët e paligjshëm sugjerojnë Federika Mogkerini, kreu i dipllomacisë së BE, si dhe Komisioneri për Imigracionin z. Dimitris Avramopulos, si një zgjidhje të favorshme për të ulur në maksimum vdekjet e emigrantëve që marrin “ rrugën e parajsës”. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian do të shqyrtojë sot për krijimin e kampeve të grumbullimit të emigrantëve klandestinë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, ku njerëzit mund të kërkojnë azil, pa rrezikuar jetën e tyre në Mesdhe për të arritur në Evropë.

kampi-deti sotSipas Kombeve të Bashkuara Të paktën 3.500 persona, shumica e të cilëve janë përpjekur duke u larguar nga zonat e luftës, apo për të shpëtuar nga varfëria ekstreme në të cilën ata jetonin, kanë gjetur vdekjen në 2014 në udhëtimin e tyre për në Europë. Të dhënat gjithashtu tregojnë se numri i atyre të cilët janë duke u përpjekur për të arritur Italisë është në rritje, aq sa cdo ditë rojet bregdetare ndeshen me rreziqet që u kanosen emigrantëve

kampi-buka sot“Ideja është për të ngritur kampe në Afrikë, në anën e kundërt të Mesdheut, për t’u marrë me kërkesat e atyre që kërkojnë azil. Kërkesat për azil mund të paraqiten atje, refugjatët e pranuar që fitojnë azil politik do të ndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo do të privojë trafikantëve një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre, ” shpjegoi ministri i brendshëm i Italisë Angelina Alfano gazetarëve në Bruksel. Kreu i diplomacisë evropiane Federica Mogkerini dhe kampi-vajza sotKomisionerit për Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopulos i kanë dërguar letër ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, ku propozon për të filluar bisedimet me qeveritë afrikane dhe Lindjen e Mesme për të ndërtuar “kampet lokale për menaxhimin e migracionit.

Agjencia e lajmeve Reuters, ka transmetuar se disponon këtë letër, që argumenton se është propozuar për të rritur ndihmën për vendet e Afrikës dhe Lindjen e Mesme, në mënyrë që këto mund të mbrojnë më mirë refugjatët dhe azilkërkuesit dhe që të ” të japë alternativa më të sigurta” në udhëtimet e rrezikshme. Në 10 vitet e fundit gjatë udhëtimeve për në Evropë kanë humbur jetën rreth 24 mijë emigrantë…




Këtë e pëlqejnë %d blogues: