“Kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen nga ana tjetër”, Balla: Lufta do të jetë më fortë dhe çdo ditë

Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur mbi operacionin e sotëm, ku u asgjësuan 1200 bimë kanabis në Krujë.

Balla deklaron se lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike do të jetë më e fortë dhe e përditshme, përderisa kanabisi “nxjerr kokën sapo policia e kthen në anën tjetër”, ka thënë ai.

Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, janë asgjësuar sot rreth 1200 bimë kanabisi në Krujë dhe është vënë në pranga një person.

Balla: Lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet vazhdojë edhe më fort, përderisa përsëri e përsëri, tek tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër. Dhe kur Policia godet, edhe rezultatet nuk mungojnë. Prandaj goditja duhet sistematike, çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për operacionin në malësinë e Krujës, ku u zbuluan dhe u asgjësuan sot mbi 1200 bimë kanabis, bashkë me të zotin e tyre para drejtësisë