Emigrantët…Shumë ore vuajtje në Kakavia

346

Rradhë e gjatë në Stacionin Kufitar Kakavia. Trafiku nga Shqipëria në Greqi është i lartë, stacionet janë të pakta dhe telashet janë të pashmangshme.

Drejtuesit dhe udhëtarët pritën të Dielën deri në pesë orë për të kaluar kontrollin.

Indinjimi ishte i pashmangshëm pasi pritja në motin e tanishëm, veçanërisht kur ka familje, nuk është e lehtë. Një radhë dhe vuajtje që përsritet nga viti në vit në tre dekadat e fundit, por që ende nuk po gjen një zgjidhje.

Shumë emigrantë u ankuan gjithashtu për situatën në kufi kur dihej mirë dhe pritej që trafiku do të ishte i lartë këto ditë pasi të kthyerit mbërritën në Shqipëri për pushime.

Shumica e kohës dhe në interval të lartë të trafikut vonesa është e pashmangshme, por këtë herë tejkaloi çdo vuajtje të mëparshme.