Ish-deputeti i PS dhe drejtuesi i Lëvizjes Zgjidhja brënda PS, Koço Kokëdhima ishte pjesë e debatit në UET me temë: “Reformizmi vs Populizmi” .
Kokëdhima shprehu kënaqësinë që ndodhej në një universitet që ka bërë kaq emër në historine e arsimit të lartë. Kokedhima u ndal te tema e tij më e nxehte, zgjedhja e përfaqësuesve nga baza, se askush nuk mund të kandidoje për deputet, kryetar bashkie apo këshilltar po nuk deshi kryetari i partisë. Ai tha se ka qene zëri më kritik ndaj qeverisë gjatë tre viteve që ishte deputet, duke theksuar se reforma që nisi ai në PS nuk u mirëprit se nuk kishte vullnet, siç nuk ka edhe tani. Ai tha se partitë janë ende si bashkësi parapolitike, pa rregulla dhe standarde.
Kokëdhima tha se nuk u nis për të bërë një parti politike, por të bëjë njerëzit të vetëdijshëm njerëzit e kulturuar që të ndryshohet ky vend. Ai tha se ky vend qeveriset nga 5 kryetarë dhe 3 ambasadorë, por janë përjashtuar qytetarët. Si ky s’ka vend tjetër-tha Kokëdhima. Këtu s’do ketë zhvillim nëse s’do ketë demokratizim të partive. Kokedhima gjithashtu theksoi se duhet bërë refofma kushtetuese, se nuk beson se ka ne botë Kushtetutë si e Shqipërisë, ku është ndërhyrë shumë herë, ku është shkelur rëndë sovraniteti. Kokëdhima tha se, në muajin mars do të mbyllin anëtarësimet, si dhe në fund të muajit prill do te kemi 25 mijë anëtare, dhe në fund të muajit maj do të jemi formacioni i katërt politik në vend nga ana numerike.