Komisioneri i BE, karton të kuq tre vendeve për migracionin

Greqi

Dënimet në Republikën Çeke, Hungarisë dhe Polonisë janë vendosur nga Komisioneri për Migrim, Punët e Brendshme dhe të Bashkimit Evropian dhe për Shtetësi zoti Dimitris Avramopulos, pasi këto tre vende nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe nuk kanë zbatuar angazhimet e marra për çështjen e rivendosjes së refugjatëve.

“Për fat të keq, pavarësisht nga këshillat e përsëritura për zhvendosjen dhe angazhimet, nga Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia nuk kanë marrë ende hapat e nevojshëm. Për këtë arsye, Komisioni vendosi të nisë procedurat shkeljes për këto tre vende …Unë shpresoj se edhe në këtë kohë, si vende anëtare të BE do të rishqyrtojë pozicionin e tyre dhe do të kontribuojë në mënyrë të barabartë “, tha zoti Avramopoulos.

Lidhur me rivendosjen e refugjateve, Komisioneri theksoi se ka progres të vazhdueshëm dhe pozitiv,  më shumë se 16.000 njerëz janë zhvendosur deri tani nga Turqia, Libani dhe Jordani. “Ne kemi arritur në 75% nga 22. 504 rivendosje është rënë dakord për të vendosur përpara shtatorit. Lidhur me këtë sipas deklaratës së BE-së – Turqia ka shënuar një rekord të ri në muajin maj: 1.000 refugjatë sirianë kanë gjetur rrugën e sigurt dhe ligjor në Evropë, “tha ai.