Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar pikat e kalimit kufitar në jug të vendit dhe kushtet që u ofrohen atje klandestinëve që tentojnë vendet e BE përmes territorit tonë! Në përfundim, Komiteti vlerëson se Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur dhe menaxhuar një fluks klandestinësh! Në pikat kufitare sipas Komitetit të Helsinkit është evidentuar mungesa në logjistikë dhe në disa raste edhe shkelje e të drejtave të emigrantëve
Ndërsa Shqipëria prej disa muajsh është futur në atë që konsiderohet si rruga e re e klandestinëve drejt BE, monitorimi i pikave kufitare në jug të vendit nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar mungesa në logjistikë dhe nuk kanë kapacitetet e duhura për të ushtruar kontrolle në të gjithë kufirin e gjelbër.
Erida Skendaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Mungesat e personelit bënion të pamundur ushtrimin e një kontrolli efektiv 24 orësh të të gjithë kufirit të gjelbër. Në Qafë Botë kufiri kontrollohej nga patrullat në këmbë.
Në dogana janë konstuar shkelje e të drejtave të emigrantëvë, ndërsa në qendrat e pritjes në Gjirokastër e Tiranë nuk plotësojnë kushtet e kërkuara.
Erida Skendaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ku do të vendosen këta persona, përsakohë institucionet për akomodimin e azilkërkuesve janë me kapacitet të limituar. Ai mund të jetë i sëmurë me sëmundje infektive ose për shkak se vjen nga vendet e luftës duhet të ketë një kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Ndaj konkluzioni përfundimtar i raportit është se shteti shqiptar nuk ka kapacitet e trajtimit të një fluksi të madh klandestinësh.
Erida Skendaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Praktikisht shteti shqiptar nuk mundet që me kapacitet njerëzore që ka por edhe me mungesën e infrastrukturës logjistike.
Por edhe pse flitet për fluks, në pikat kufitare zyrtarisht nuk japin një numër të klandestinëve që synojnë vendet e BE përmes Shqipërisë.
Erida Skendaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Vihet re një fluks i shtuar në këtë 6 mujor të parë të vitit në raport me vitin e kaluar.
Nga Gjirokastra, ku prezantoi disa prej gjetjeve të monitorimit, drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit pati një vlerësim pozitiv për përshpejtimin e procesit të vettingut, për të cilin më herët ishte shprehur me kritika për ritme të ngadalta!/Oranews