Ish prokurori Eugen Beci, ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku foli për procesin që po zhvillohet ndaj Sali Berishës, i cili sot është zyrtarisht i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim.
Beci tha se Berisha rrezikon nga 4 deri në 12 vite heqje lirie, nëse do të shpallet fajtor, por shtoi se edhe dënimi është një proces kompleks që merr parasysh shumë faktorë.
“Vepra është e parashikuar nga neni 260 e Kodit Penal, formë të veçantë bashkëpunimi. Dënohet 4-12 vjet heqje lirie. Është një akt i njoftimit të akuzës që nënkupton faktin, prokuroria, në momentin e parë, e ka marrë si person nën hetim Berishën dhe për këtë arsye me bazën e provave që kishte e ka cilësuar si person ndaj të cilit kryen hetime. Dje u zyrtarizua dyshimi i prokurorisë së posaçme mbi veprat penale. Prokuroria e Posaçme, në një vit hetime, ka avancuar duke njoftuar një akt të shkruar të akuzës, që quhet titull zyrtarisht si i pandehur.
I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se a do të jetë e mundur që Berisha të lirohet nga arresti shtëpiak deri në përfundim të procesit, Beci tha se teorikisht është e mundur.
“Teorikisht po, por praktikisht ka rezultuar se deri në fazën ku jemi nuk është marrë në konsideratë ato që kanë bërë avokatët e Berishës.
Në lidhje me prishjen e provave, nuk ka më arsye për të menduar se mund të dëmtohen”, tha avokati.