Kosova është njohur nga katër shtete për vitin 2014

970

kosova e vogel Po të vazhdohet me këtë rritëm të ngadalshëm do duhen akoma edhe 30 vite të tjera që Kosova të njihet plotësisht nga vëndet e tjera, një problem që përbën një sfidë jo vetëm për vetë Kosoven por edhe për shtetin shqiptar. Deri më sot (që nga shpallja e pavarësisë më 2007) e kanë njohur shtetin e Kosoves vetëm 108 vende (një mesatare vjetore të njohjes mbi 15 vende në vit). Por viti 2014 përbën një shqetësim përsa i përket lobimit në njohjen e shtetit nga vendet e tjera, ku në këtë drejtim ka patur një mungesë vullneti, duke marrë në konsideratë vitet e mëparshme.

kosova e vogel 3Vetëm katër vende e kanë njohur për 2014 shtetin e Kosovës, në një kohë që 2015 për këtë vend nuk ka nisur dhe aq mirë, përsa i përket dëmtimit të imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Emigrimi masiv si shkak i varferisë dhe keqqeverisjes së vendit po largon gjithnjë e më shumë kosovarë, protestat e dhunshme të fundit për një mirqënie më të mirë të popullit kanë ndikuar që ky vit të ketë pasoja për më pak njohje në krahasim me 2014. Mirëpo, tani pas shtatë vitesh, shpresat e një pjese të madhe të kosovarëve duket se janë shuar, pasi besohet se në kohët e fundit mbi 230 mijë shtetas të Kosovës e kanë braktisur vendin duke migruar kështu në drejtim të vendeve evropiane. Tragjedia e këtij kombi po vazhdon…

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: