Kretë: Arratiset nga burgu një shqiptar

219

Një shqiptar është arratisur sot të Mërkurën në mesditë nga burgu Agias ne Kretë gjatë kohës së punës. Policia ka filluar një operacion të gjerë për kapjen e tij

Bëhet fjalë për një të burgosur nga burgus i punës, ku është larguar nga vendi i punës në mesditën e sotme, ndërsa kryente punë bujqësore jashtë ambienteve të burgut.

I burgosuri shqiptar u dënua me burg për rezistencë, raportim të rremë në fillim, vjedhje, përpjekje për dëmtime të rrezikshme trupore.

Nuk është hera e parë që janë bërë të tilla arratisje por më pas ata janë kapur nga policia dhe janë rikthyer përsëri në qeli duke marrë edhe një dënim ekstra. Në një burg të kësaj natyre në Kretë vuan denimin edhe i shumë përfoluri shqiptar Klodian Lekocaj, si një nga kryemafiozet e mafies se burgjeve ne Greqi.