Kryetari i KQZ-së Denar Biba i ka shkruar një letë kryeprokurorit Adriatik Llalla për zgjedhjet në Kavajë, ku thotë se Partia Demokratike po përpiqet t’i bllokojë zgjedhjet e 7 majit.
Në letër thuhet se KQZ e ka mësuar këtë informacion nga shkresa e datës 28 Prill 2017 e Haki Çakos.
“KQZ po merr të gjitha masat për organizimin e zgjedhjeve më 7 Maj. Kemi informacione që PD do të zhvillojë tubime për bllokimin e zgjedhjeve. Kemi informacione që PD do të bllokojë KZAZ nr. 42 në datat 6 dhe 7 Maj. Informacionet për tubimet nga shkresa e datës 28 Prill 2017 e Haki Çakos. E drejta e tubimit e drejtë kushtetuese që bie ndesh me të drejtën e votës. Dita para zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve përbëjnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes nuk lejohet zhvillimi i mitingjeve të subjekteve zgjedhore. Merrni masat e nevojshme për të ndaluar incidentet”, thuhet ne këtë letër.