Monika Kryemadhi,nënkryetarja e LSI-së ishte sot në Elbasan, ku mori pjesë në homazhet në nder të dëshmorëve të këtij qyteti.
Nga aty, Kryemadhi kërkoi nga të rinjtë që të marrin në dorë fatet e vendit dhe t’i japë fund tranzicionit. Gjithashtu nënkryetarja e LSI-së kërkoi nga rinia të luftojë me dije si dikur që të rinjtë luftonin me armë.
I pranishëm në homazhet në nder të dëshmorëve të qytetit të Fierit ishte edhe deputeti Taulant Balla, i cili tha se “5 Maji” kujtohet për të nderuar dëshmorët por edhe për përpjekjen e kahershme të shqiptarëve për të bërë shtet.
Në varrezat e Dëshmorëve në Elbasan u zhvillua ceremonia e përvitshme e përkujtimit të dëshmorëve të atdheut.