SIGURIA NË SHKOLLA, BALLA : LUFTA KUNDËR DROGËS

Politika

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se prej një shtatorit do të hyjë në fuqi një paketë e re për sigurinë në shkolla.

Nga Kryeministria Balla tha se siguria në shkolla shkon përtej oborrit të shkollës, dhe nisur nga kjo Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të luftuar shpërndarësit e lëndëve narkotike në institucionet arsimore.

Prej 1 shtatorit një plan të ri dhe një paketë të re për sigurinë në shkolla. Siguria në shkolla nuk është vetëm oborri i shkollës, por përtej tij. Për mua objektivi kryesor është lufta kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike. Unë do bëj gjithçka që asnjë prej tyre të mos u afrohet shkollave. Unë dua t’i them çdo prindi, sepse ne në Shqipëri kemi një fjalë për besën dhe prindrit na kanë besuar fëmijët e tyre, unë do bëjë ç’është e mundur për të mos thyer këtë besim të qytetarëve shqiptar tek Policia dhe institucionet shtetërore. Prindrit të jenë të qetë se shteti përkujdeset për fëmijët e tyre sikur ata të ishin aty”- tha Balla.