KRYEMINISTRI : PAGAT DO TË RRITEN PËRSËRI

Politika

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria ka barrën e madhe që t’i përkushtohet mirëqenies së administratës.

Ai tha se ekzistojnë të gjitha arsyet që të mbështetemi tek administrata, pasi do të jetë ajo e cila do t’i shërbejë Shqipërisë sot dhe në të ardhmen. Në fjalimin e tij, Rama shtoi se pagat do të rriten përsëri këtë vit.

“Duhet të kemi të njejtat standarte si të vendeve të Bashkimit Europian. Ne kemi barrën e madhe t’i përkushtohemi shumë më tepër mirëqenies dhe gjendjes shpirtërore të administratës. Natyrisht, pagat i kemi rritur dhe do t’i rrisim prapë këtë vit. Nuk janë vetëm pagat, por edhe aspekte të tjera për të garantuar qetësinë materiale dhe shpirtërore që administrata dhe çdo punonjës i saj, të jetë i motivuar të bëjë punën e tij. Ne do të jemi gati për Bashkimin Europian, përpara se Bashkimi Europian të jetë gati për ne”, tha Rama.