Kryepeshkopi Anastas Janullatos është në gjendje kritike shëndetësore pas përkeqësimit të situatës së tij më 4 janar. Në këtë periudhë të vështirë, Ai është vizituar nga autoritete të larta, përfshirë ambasadoren e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdarga.
Ambasadorja shqiptare ne Greqi, Luela Hajdaraga ka shkuar mbreme dhe sot në spital për të parë nga afër shendetin e tij. Ajo eshte shoqeruar nga ndihmësi i kryepeshkopit të Shqipërisë nga Z Anastas Mamaj.
Ai u transportua nga Shqipëria në Greqi më 3 janar dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos”, ku po ndjek trajtim intensiv nga një ekip mjekësor i drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou. Mësohet se shëndeti i tij ka shfaqur përkeqësim më 4 janar, ndërkohë që ekipi i mjekëve po monitoron vazhdimisht gjendjen e tij.
Kryepeshkopi, 95 vjeç, kishte pasur një histori mjekësore të komplikuar dhe kishte shfaqur simptoma të virusit, çka e detyroi shtrimin e tij në një spital në Tiranë përpara se të transferohej në Greqi për kujdes të specializuar.
Kryepeshkopi i Shqipërosë Z Anastas Janullatos e vizituan dje kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë Ieronymos, ku informuan nga profesoresha Anastasia Kotanidou për ecurinë e shëndetit të kryepeshkopit Anastas.
Kryepeshkopi, i njohur për punën e tij shumëvjeçare në Shqipëri dhe kontributin e tij në dialogun ndërfetar, ka fituar vlerësim dhe respekt si në arenën kishtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.
Ne i urojme sherim sa me te shpejte