Kujdes! U miratua ligji i ri. Qeveria ju merr shtëpinë nëse s’paguani dritat

1253

drita e vogelKujdes shqiptarë ! Qeveria e pushtetarëve të pasur ka miratuar ligjin kundra të varferve. Nëse keni më shume se 150 mijë lekë të reja energji të papaguar, qeveria do t’ju sekuestrojë banesën apo çdo pasuri tjetër që keni ndërtuar me djersë. Ky është ligji më i ri për energjinë elektrike që u miratua sot në Komisionin e Ligjeve dhe pritet t’i kalojë për miratim edhe Kuvendit. Shuma e e debisë prej 150 mijë lekës është për konsumatorët familjarë, ndërsa për bizneset debia është mbi 200 mijë lekë. Ndryshimet në ligjin për energjinë u kundërshtuan nga opozita, sipas së cilës këtu kemi të bëjmë me shkelje kushtetuese. Një Kushtetutë që prej vitesh e kanë kthyer në një leckë. Siç dihet që nga muaji nëntor i  vitit të kaluar, qeveria ndërmori një fushtatë të ashpër kundër debitorëve të energjisë. Çdo javë u pritet energjia elektrike rreth 4 mijë familjeve. Këtij i thonë shtet që miraton ligje të tilla në dëm të të varfeve, në një kohë kur duhet ti ndihmojë me ndihmë sociale.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: