U kërcënohet jeta pas zbulimit te trukimeve të ndeshjeve

Korrupsion Kryesore
urimi 1
Në foto dy vajzat gazetare që pas zbulimit te trukimeve u kercenohet jeta

Urim Gjata  –  Syrjeva Berberi dhe Entuela Capani, gazetare të cilat 2 muaj më parë denoncuan në një televizion Suedez skandalin e përfshirjes së një futbollisti kosovar në trukimin e ndeshjeve në ligat skandinave janë kërcënuar për jetën e tyre. Disa ditë më parë kanë marrë mesazhe kercenuese në celularet e tyre nga numra të panjohur shqiptar. Kjo ngjarrje duket se nuk zë fill vetëm tek këto mesazhe kërcënuese, sepse Investigimi ka nisur në muajin shtator të vitit të kaluar. Gazetaret në atë kohë ishin punonjese pranë emisionit investigativ “Ca Thu” në Agon Channel, nisën një investigim në lidhje me një “mafie” shumë të mirorganizuar në radhët e futbollit shqiptar pikërisht në çështjen e shumë përfolur të trukimit të ndeshjeve.

Informacionet tregonin se dhe zyrtare të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit ishin tepër të lidhur me këtë rrjet, madje kishin përfitimet e tyre. Një nga emrat e shumë përfolur ishte ai i futbollistit Kosovar Liridon Leci. Gazetaret investigative arritën të kontaktojnë me këtë futbollist dhe nëpërmjet një kamere të fshehtë kanë arritur të sigurojnë informacione drithëruese, të cilat tregonin të vërtetat fikse të rezultateve. Futbollisti Leci fliste për marrëdheniet që kishte me persona shumë të rendësishëm në Shqipëri, të cilëve u jepte informacione për ndeshjet e trukuara në Skandinavi. Këto rezultate sipas tij ai i siguronte nga miqte e tij futbolliste të cilët luanin për ekipet skandinave. Futbollisti ka folur edhe për marrëdheniet që ai ka pasur me kreun e FSHF Armand Duka, i cili në këmbim të favoreve të tilla i ka dhënë atij pasaportën Shqiptare.

Në atë kohë ende pa u bërë mediatike këto të dhëna dy gazetaret u kërcënuan nga persona të panjohur, të cilët nuk ngurruan t’u vinin në pikepyetje jeten e tyre në rast se këto informacione do të publikoheshin. Por me besimin tek shteti dhe policia, gazetaret vendosen të bëjnë një denoncim në polici. Një incizim audio që gazetaret kanë mundur të realizojnë me oficerin e policisë gjyqësore tregon goditjen e dytë që i bëhet fjalës së lire, por këtë herë nga vetë policia e shtetit. “Nuk perfitoni mbrojtje të veçantë…Me sa kam dëgjuar në këtë çështje qarkullojnë shumë para dhe në këto raste peshku i madh e ha peshkun e vogël… duhet të ruani kokën tuaj”. Këto janë përfundimet që nxjerr oficeri i policisë gjyqësore pasi merr denoncimin.

Të pa mbrojtura nga shteti i tyre nën presionin e personave të implikuar në këtë çështje gazetaret vendosin të lene shtetin e tyre dhe të kërkojnë mbrojtje në një shtet të Bashkimit Europian. Edhe gjatë qendrimit këtu presionet nuk kanë rreshtur por kësaj here tek të afermit e tyre. Në Janar të vitit 2015 Prokuroria e Tiranës vendos mosnisjen e hetimeve për deononcimin që kishin bërë gazetaret në lidhje me kërcënimet për jetën tyre. Për këtë arsye gazetaret vendosin ta denoncojnë këtë rrjet trukimi të ndeshjeve. Ato ranë në kontakt me gazetare të një prej televizioneve më të rëndësishëm të një shteti Skandinav. Video u bë publike, gazetaret folën dhe nxorrën të dhënat qe kishin mundur të investigonin. Media shqiptare dhe ajo suedeze i bënë jehone këtij lajmi ku përfshihej edhe emri i presidentit të FSHF. Futbollisti protagonist në video mohonte deklaratet e mediave Suedeze, ndërsa FSHF akuzonte për shpifje futbollistin madje ndaj tij vendosi të ngrinte dhe një padi në gjykate. Por ata që dikur u munduan të mbulonin këtë të vërtet sot janë sulur drejt atyre që e zbuluan. Edhe njëherë gazetaria në Shqipëri vihet në shënjestër dhe në rrezik jeta e atyre që punojnë për të denoncuar korrupsinin dhe padrejtesitë që bëhen në Shqiperi, në Shqipërinë që për të shkuar drejt Europës ka marrë rrugën e gabuar. Me marrjen e këtyre sms kërcenuese gazetaret i janë drejtuar policisë së vendit ku kanë kërkuar mbrojtje, dhe tashmë çështja i ka kaluar organeve kompetente…