Kush e ka fajin dhe kush paguan harxhet ?!

Opinion

Fane S. Tarifa/

Shume thone se ky popull mire e ka dhe mire t’i behet se ka faj te madh vete !

Kjo eshte sa e vertete po aq dhe jo e sakte ,sepse domosdoshmeria historike jo vetem qe can rrugen pa medyshje ,por dhe rastesite jane pjese e asaj domosdoshmerie, gje qe duhet njohur ashtu sic ka qene dhe si eshte aktualisht.

A ka faj populli per kete race politikanesh qe po mbisundojne aktualisht vendin?

Une mendoj se ata jane pjelle e jona , produkt i atij niveli zhvillimi dhe pasqyrojne vetdijen e strukturuar te popullit tone deri ne periudhen qe jetojme. Ideologjikisht populli yne ishte i tejngopur dhe i uzurpuar sidomos me citate dhe dogma te perpunuara. Moralisht ishte i unifikuar me nje moral te njejte,qe ne hije fshihte ate qe ndodhte ne prapaskene.

Ekonomikisht ishte i percudnuar duke emetuar kenaqesine e varferise. Politikisht ka qene i varur dhe i imponuar me ide unike e standarte. Ka qene interesante se faktoret ekonomike inicionin edhe nje lloj revolte te fshehur latente qe priste rastin te shperthente. Puna eshte se deri tani ky popull ka paguar teper shume dhe duhet pare se kur dhe kush do beje ate transformim qe kerkon historia , ate permbysje (sigurisht jo me dhune ) sociale per ti rikthyer shpresen e vrare ketij populli.

Zihen politikanet per ndarjen e copes se tortes, per grabitjen e pasurive te popullit, dhe paguan si gjithemone populli !

A kane mbajtur dhe a do te mbajne ndonjehere pergjegjesi qeverite e ketij kombi per grabitjen e pasurive te ketij vendi, per te ashtuquajturat shoqeri fantazme qe grabisin dhe zhduken, per ato humbje kolosale qe i shkaktohen ketij vendi nga gabimet dhe mungesat e pergjegjesive te qeverive qe kane qene dhe jane ne drejtimin e vendit ?

Une mendoj se ne si popull jemi te gatshem te paguajme, te vuajme, te durojme dhe te bertasim vetem kur na therrasin lideret uzurpatore, ata qe kaq shume na mashtrojne , dhe asnjehere per problemet e prekeshme te popullit te thjeshte, si per cmimet, taksat, papunesine, pensionet, per rruget, ujin e pijshem, dritat etj…!

Prandaj eshte vendi te theksoj edhe nje here shprehjen e te famshmi Hygo :

“Popullit dhe kombit nuk i falet casti i dobesise kur edhe aventurieri me i pare mund ta perdhunoje”