Kush e mbisundon Shqipërinë

Opinion

sunduesit ne focus -3Prof. Doc. Fane S. TARIFA  /  Mbasi dëgjova një diskutim të një studentëje në takimin e përfaqësues së BE-së me studentët, bëra në vetvete disa pyetje :

  1. A ka ndonjë për qind deputetësh dhe politikanësh shqipëtarë që të mos jenë të korruptuar ?
  2. A ka deputetë dhe politikanë e pushtetarë që të mos jetë i lidhur në një mënyrë apo në një tjetër me krimin, me banditizmin,me trafiqet, me kontrabandat me evazionet etj?
  3. A ka mbeteur ndonjë gjë nga resurset tona kombëtare pa u përvetësuar nga këta të pangopëshmit politikanë ?
  4. A ka ndonjë politikanë që të bëjë ashtu si duhet politikë nacionale në favor të kombit, që ta mbrojë me forcë dhe argumente etninë tonë ?
  5. A mund të gjëndet ndonjë deputet apo pushtetar i rangut të larte që të jetë tërësisht i pastër , që të ketë mbaruar vërtet një shkollë të lartë dhe jo me dokumentë fallco, që te mos jetë i implikuar në afera të pista ?
  6. A e pëson vërtet ai që mundohet të thotë të vërtetën, dhe a kanë guxim njerëzit ta thonë të vërtetën ?
  7. Kur do vijë ajo kohë që intelektualë të formuar, të drejtë , të guximshëm si ajo studente që i referohem të dalin në krye dhe të shmangin këta politikanë kancerozë , të riakumulojnë thesaret pasurore të kombit tone, që deri tani i kanë përpirë lugetrit e vendit në bashkëpunim me të huajt?
  8. A mund të shmangen dhe të vihen ndonjë ditë para përgjegjësisë gjithë ajo bandë që ka grumbulluar në duart e saj gjithë pasurinë kombetare, ndërsa populli i thjeshtë vuan për bukën e gojës?
  9. Unë besoj dhe shpresoj se si ajo studente do ketë edhe zëra të tjerë dhe atëhere do t’u këndohet vërtet Marshi i Barabait, atyre që e meritojnë !