Lajme të mira për ata që duan të marrin vizë për në SHBA

Sociale

Lajme të mira vijnë nga ambasada amerikane në Tiranë, për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në SHBA.

Në një njoftim në FB, ambasada thotë se kushdo që do të aplikojë nuk ka nevojë për garanci në intervistën për vizë turistike.

Njoftimi i ambasadës amerikane

Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!