Marine Le Pen është kundërshtarja më e forte e Emanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të Francës.
Teksa raundi i parë i nxori në balotazh të dy kandidatët, Le Pen u ka bërë thirrje atyre që nuk e kishin votuar Macronin të votojnë për të në raundin e dytë.
Ajo tha se do të ishte “presidentja e të gjithë francezëve” nëse zgjidhet në raundin e dytë dhe preku të gjitha temat e njohura për të cilat ajo bëri fushatë përpara zgjedhjeve, duke përfshirë rivendosjen e vlerave franceze, kontrollin e imigracionit dhe sigurinë për të gjithë, raporton BBC. Nën thirrjet e mbështetësve të saj duke brohoritur “ne do të fitojmë”, ajo u zotua të “vendos Francën në binar brenda pesë viteve”. Le Pen njihet si një politikane që ka lidhje të fortë me Rusinë dhe miqësi me Vladimit Putinin.