Poezi nga ODISE PLAKU/
Po të shkruaj një letër mes mallit, e dashur.
Nuk po ta dërgoj me postier të trokasë në derë,
zemrën për ty pëllumb do ta bëjë pa ngurim,
në krye do të shkruaj “ Për ty, o shpirti im”.
Po i shkruaj mes brengës ca fjalë për ty, jeta ime,
lexoji dhe sytë ktheji lart nga qielli plot me yje.
Diku janë sytë e mi të përmallur, që të vështrojnë,
diku janë fshehur puthjet tona, që çdo çast më mungojnë.
Po i shkruaj pak fjalë që nuk munde t’i dëgjoje,
i ruaj në shpirt përherë si të shtrenjtin kujtim.
Asnjëherë nuk do ndal së pëshpëritur ngadalë,
për mua do mbetesh deri në vdekje “Shpirti im”.