Lëvizja jonë politike është gjithëpërfshirëse, ajo nuk e përçan partinë, nuk e zvogëlon, nuk e dobëson atë, nuk përjashton askënd-u thashë socialistëve të Tiranës. Ajo e zmadhon dhe e forcon partinë, gjallëron debatin dhe pasuron mendimin politik, alternativat dhe zgjidhjet për çështjet e mëdha të përmirësimit të ekonomisë dhe jetës së popullit tonë, të sigurisë e interesave të larta kombëtare dhe perspektivave të shqiptarëve në një botë që ndryshon kaq shumë e që bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Lëvizja jonë do të zhvillohet vetëm brenda Partisë Socialiste.
Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë edhe me Edi Ramën edhe me drejtuesit e tjerë të partisë, pa asnjë paragjykim e qefmbetje, për të mirën e qytetarëve dhe të socialistëve.
Kështu ka shkruar dhe publikuar ne faqen e tij të facebook-ut ish sekretari dhe deputeti i PS Koço Kokëdhima