“Lista e zezë” e kryeministrit, Manjani: Akti i parë i diktaturës, reforma në drejtësi kapitulloi

Politika

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me listën me 100 emrat e zyrtarëve, të publikuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas Manjanit, ky është akti i parë i diktaturës.

 Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka shtuar se, “reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me Vetting-un!”.

Statusi i plotë i Manjanit:

Akti i parë i diktaturës.

Komiteti Qëndror i Rilindjes, me në krye shokun Edi Rama, shpalli sot dënimin për disa nënpunës të shtetit! Ndër ta edhe gjykatës e Prokurorë!

Reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me vetting-un! Askush nuk do ta besojë në pavarësinë e strukturës së vetting, pas këtij linçimi publik të emrave që bëri mrekullia kushtetuese e Shqipërisë!

Drejtësia popullore e popullit të Facebook tashmë është në veprim!

I mjeri ai që i bie taksirati të ketë të bëjë me këtë shtet që po ndërtohet!!!