Luan Rama: Kryeministri është qesharak, makina që denoncuan i përket sipërmarrësit të “Rilindjes”

Politika

Përmes një dalje urgjente për media, nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka denoncuar rastet e blerjes së votave.

Rama ka përgënjeshtruar lajmin e rremë sipas tij të shpërndarë nga kryeministri Rama, duke theksuar se makina që shpërndante para për vota nuk ishte e Ilir Hysit të LSI-së por Jani Bregasit, sipërmarrës i “Rilindjes”.

Jam këtu për të denoncuar një fakt, një akt krejt qesharak dhe krejtësisht të papërgjegjshëm dhe të frikës prej humbjes që e pret Rilindjen dhe kryetarin e Rilindjes sepse ai është shfaqur para pak çastesh si një zëdhënës gënjeshtar dhe i papërgjegjshëm. Ka publikuar një lajm të rremë. Gjatë gjithë ditës sot, strukturat e LSI me shumë seriozitet në mënyrë korrekte po denoncojnë të gjitha aktet në kundërshtim me ligjin të Rilindjes që po kryejnë shantazh në përpjekje për të korruptuar përmes blerjeve të votës, qytetarë të pafajshëm. Në faqen zyrtare të LSI në ‘Facebook’ janë bërë dy denoncime. Denoncimi i parë ka të bëjë me një fakt që shprehimisht se LSI denoncon një akt kriminal që mban autorësinë e Rilindjes. Në disa media është cituar me burime të drejtpërdrejta të Ramës, i cili thotë se: ‘LSI denoncon një targë makine, por bën autogol dhe është e nënprefektit të LSI’. Këtë lloj lajthitjeje mund t’ja lejonim ndonjë punonjësi ordiner dhe jo kryeministrit që shfaqet më ordiner se kaq. Është e vërtetë se kjo makinë është me pronësi të Ilir Hysit, por nuk është Ilir Hysi i LSI. Por është një Ilir Hysi tjetër që ka biznesin e vetë dhe pjesë të aktivitetet të tij ka dhënien e makinave me qira. Pra, po e theksoj këtë: Kryeministri i Rilindjes t’i mbajë shënim dhe t’i verifikojë. Ilir Hysi i LSI ka në pronësi një makinë Mercedes Benz dhe jo atë që denoncon PS. Kryeministri si zëdhënës gënjeshtar ta dijë se targën që tha, nuk e ka Ilir Vilson Hysi i LSI, por Ilir Fatmir Hysi”, tha Luan Rama.

“Kryeministri t’i kërkoj falje Ilir Hysit dhe LSI-së për shpifjen publike”, theksoi në fjalën e tij nënkryetari i LSI-së. /E.SH/