Lufta në Ukrainë: Futbollisti Vitaly Sapilo u vra në moshën vetëm 21-vjeçare, duke mbrojtur atdheun e tij.

Greqi

Sapilo ishte portieri i Karpati Lviv dhe sipas TSN.ua, ai u qëllua për vdekje në një betejë me rusët në Kiev.

Futbollisti i ri ishte komandanti i një ekuipazhi në një tank luftarak të ushtrisë ukrainase dhe ishte një nga katër viktimat në një shkëmbim zjarri pak jashtë kryeqytetit.