Rama poston foton e protestueses: Nëse Rusia ndalon, s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton, s’ka më Ukrainë

Kryesore Politika

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “facebook” një foto të një protestueseje, e cila kërkon të përfundojë lufta në Ukrainë.

“Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë”, shkruhet në pankartën e shpalosur nga protestuesja.

Kujtojmë që në shumë vende të botës mijëra qytetarë kanë dalë për të protestuar kundër luftës në Ukrainë. Protesta të shumta ka patur edhe në Rusi, ku qytetarët rusë kanë dalë kundër presidentit të tyre Vladimir Putin.