Gjatë natës mes së hënës dhe së martës në Lushnjë është djegur makina e shefit të policisë së burgut të Rrogozhinës.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale, sipas të cilave makina e oficerit Besnik Kaptelli është përfshirë nga flakët rreth mesnatës, në lagjen “S. Libohova”.
Ende nuk dien shkaqet e zjarrit, por për zbardhjen e rrethanave është ngritur një grup hetimor. Kaptelli ka mbajtur postin e drejtuesit në disa institucione të shlyerjes së dënimit.