MALAJ THIRRJE DOGANAVE TE BE-së: KONTROLLONI ÇANTAT E BALLËS NË HYRRJE-DALJE

Politika

Ish-ministri Arben Malaj ka bërë një reagim ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e paralajmëruar të mos ia besojë simbolin e flamurit kombëtar Taulant Ballës.

Në një deklaratë  me ironi dhe kritika, Malaj e cilëson Ballën si “qen besnik”, një figurë që sipas tij ka ndërtuar karrierën mbi servilizmin, lidhjet me krimin dhe afera korruptive.

Malaj ngre akuza  ndaj Ballës për korrupsion, varësi nga bixhozi dhe bashkëpunim me grupe kriminale, duke i kërkuar Ramës që të bëjë “katër verifikime” përpara çdo vendimi të rëndësishëm.

Sipas Malajt, “besnikëria e verbër” është simptomë e autoritarizmit, dhe ai e mbyll me një reflektim të ndihmuar nga inteligjenca artificiale mbi rrezikun që përfaqësojnë “qentë besnikë” në politikë.

Arben Malaj:

Një lutje publike të vetmit lider të përzgjedhur nga Zoti. Të lutem shoku Edi, mos ia jep flamurin e Ismail Qemalit, Taulant Ballës tia ngul në zemër BE-së. Të paktën bëj katër verifikime paraprake:

1. Kontrolloj çantën e shpinës së Taulantit, pasi ai nuk ha dy-tre kokrra dardha. Taulanti vjedh edhe një thes për “miqtë ndërkombëtarë”.
2. Kontrolloj valixhet e Taulantit, sepse ai historikisht nuk ka frikë të kalojë nëpër dogana kriminelë që i kërkon edhe SPAK.
3.Kontrolloj xhepat e Taulantit, sepse ai është i varur nga bixhozi dhe mund të vjedhë peshq nga “Kopshti i Eden” dhe t’i shesë për të paguar borxhet, peng edhe në kazinotë e BE-së.
Verifiko nëse ka vjedhur peshq apo jo me kamerat saudite të versionit “Big Brother”.
Tani askush nuk mund të të haj dardha pas kurrizit tende pa lejen tende, bile as nga perpara, as majtas dhe as djathtas.
4. Borxhet të detyrojnë të shesësh shpirtin, familjen politike, por edhe flamurin më të bukur në botë.
Aman shoku Edi, se kemi 113 vjet dhe nuk po e gjejmë dot se kush e thuri dhe kush e ka versionin origjinal të flamurit të shpalljes së pavarësisë dhe as dokumentin e shpalljes se pavaresise.
Nuk u gjet flamuri dot as kur në sheshin e Flamurit u zhvarrosën/u zbritën poshtë statujat e përjetësuara të shpalljes së pavarësisë.
Shoku Edi mos u trego i pamëshirshëm me Taulantin “qenin tuaj besnik”.
Taulanti të ka shërbyer si “qen verbërisht besnik”, gjithmonë, sa herë që duhej të sulmonte këdo që të kundërshtonte apo ti nuk e blije apo nenshtroje dot.
Pa shpirtësia është tipar i liderëve autoritarë deri diktatorialë.
Ju përbetoheni 24/7 që nuk jeni i tillë.
Shoku Edi provojeni publikisht me rastin e shokut Taulant, qe kur nuk lodhet te vet-ofrohet si “qen besnik” cdo udheheqesi te radhes, por pa braktisur te vjetrit.
Taulanti ka studjuar ne Rumanine e Anastases ( ish kryetar i PSD rumune, ish kryeminister i Rumanise, ish nen kryetari i Internacionales socialiste, te cilin SPAK-u rumun e futi ne burg per korrupsion dhe ne burg shoku Anastase tentoj vetvrasjen) , per shkenca politike dhe aty ka mesuar per dobishmerine e te qenit “qen besnik” per karriere te pershpejtuar dhe pushtet te pa kufizuar.
Sa me shume raste kafshimi ne sherbim te liderit te gjithe pushtetshem, aq me shpejte dhe aq ma larte fluturonte karriera e shokut Taulant Balla.
Taulanti nuk eshte nje individ, por eshte prototipi dhe kreu i “tufes se qenve besnik” te vet-keqperdorur per perfitime jo vetem politike.
Problemi eshte se jo pak nga tufa e qeneve besnik kane vdekur/ ngordhur politikisht.
Rradha eshte afruar edhe perbshokun Taulant i vili jo vetem qe ka ngrene dardha pas kurrizit te shokut Edi, por I ka ngrene bashke me vellezerit e grupeve kriminale.
Kjo sipas shtypit te shkruar dhe emisioneve investikative.
Sapo zbrita në Romë, atdheun e Evropës së Bashkuar. Si studjues i integrimit evropian vetëm udhëheqësit arrogantë dhe të babëzitur nga çdo parti politike mund ta vonojnë, por nuk mund ta pengojnë perspektivën evropiane të kombit shqiptar.
Per te vertetuar dobishmerine shoqerore te ” te qeneve besnik” i kerkova ndihme inteligjences artificiale cfare nen kupton “Qen Besnik” ne politike.
Ja pergjigjia e saj.
“Nga një këndvështrim negativ, koncepti i “qenit besnik” mund të nënkuptojë disa aspekte jo të favorshme:
* Besnikëri e verbër dhe pa kritikë: Mund të sugjerojë dikë që ndjek verbërisht udhëzimet ose mbështet një person apo ide pa vënë në dyshim asgjë, pavarësisht nëse është e drejtë apo jo. Kjo mund të çojë në mungesë të mendimit kritik dhe në veprime të dëmshme ose imorale.
* Varësi e tepërt dhe mungesë individualiteti: Mund të portretizojë dikë që është tepër i varur nga një tjetër, duke humbur identitetin dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur.
Kjo mund të nënkuptojë mungesë iniciative dhe vetëbesimi.
* Shfrytëzim dhe abuzim: Një person “besnik si qen” mund të jetë më i prirur të shfrytëzohet ose abuzohet nga të tjerët, duke qenë se besnikëria e tij e palëkundur mund të shfrytëzohet për qëllime jo të mira.
* Mungesë ambicieje dhe iniciative: Mund të sugjerojë dikë që është i kënaqur të ndjekë të tjerët dhe nuk ka ambicien të marrë drejtimin ose të ndjekë qëllimet e veta.
* Në kontekste politike ose sociale: Mund të përdoret në mënyrë pejorative për të etiketuar dikë si një ndjekës të verbër të një lideri ose ideologjie, duke injoruar çdo argument ose provë të kundërt.
Në thelb, në një këndvështrim negativ, fraza “qen besnik” heq vlerën e mendimit të pavarur, iniciativës personale dhe aftësisë për të vënë në dyshim autoritetin ose normat ekzistuese. Sugjeron një besnikëri të verbër që mund të jetë e dëmshme për individin dhe për shoqërinë në tërësi.