Mashtrimi dhe ëmbëlsia e vetmashtrimit

Kryesore Opinion

fane profilProf. Doc. Fane S. TARIFA  / Po t’i referohesh me saktësi logjike historisë së shoqërisë njerëzore vren pa medyshje se;

Ligjet dhe përcaktimin e të drejtës e kanë bërë gjithnjë të pasurit, krerët, më të fortët me politikën e forcës uzurpuan troje, krijuan kolonitë, ndanë territoret dhe përcaktuan edhe kufijtë e të tjerëve, aty ku deshën dhe ashtu si deshen ata.

*****

Dhuna ka qenë emblema dhe nisma fillestare e krijimit të pronësisë veçanërisht mbi tokën dhe truallin, me dhunë u pushtuan vende dhe kombe, me dhunë u morën trojet e popujve nga disa të “mëdhenj”, me dhunë u morën pasuritë natyrore të shumë vendeve po nga këta të mëdhenj etj.

*****

Kanë udhëhequr,  kanë përcaktuar dhe drejtuar shoqërinë njerezit që kanë qene më të ditur, dhe që në masën dërmuese kanë rrjedhur nga shtresat e pasura. Ata kanë qënë ose udheheqës fetar, ose udhëheqës luftarak. Mashtrimi dhe hipokrizia kanë qënë vazhdimisht kryefjala e këtyre “të diturve” dhe ata kanë lundruar mbi pasuri, kanë përfituar me thasë, aq sa edhe thërrimet ua kanë marrë të vobekteve.

*****

Kanë ndarë kufijtë, kanë përcaktuar territoret ata që kanë pasur në dorë fuqinë ekonomike dhe forcën , pra gjithnjë më të pasurit , sepse ata dinin edhe më shumë dhe kanë mashtruar dhe nanurisur me gënjeshtra me të varfërit. Coptimi, ndarja si plaçkë tregu e vendeve, popujve dhe kombeve ka qënë e “DREJTA” e padiskutueshme e disa të “MEDHENJEVE”, të atyre që kanë përfituar në kurriz të popujve dhe këta kanë qënë gjithnjë nga paria e të pasurve të shteteve të fuqishme.

*****

Eshtë krijuar po nga këta “të mëdhenj” dhe të fuqishëm e drejta ndërkombëtare, që u shërben së tepërmi atyre që e kanë krijuar. Mirë deri këtu. Po me cilën të drejtë ndërkombëtare këta të mëdhenj të pagjykueshëm dhe të pakontrollueshëm coptojnë kombe e territore sipas oreksit te tyre?

Me cilën të drejtë ndërkombëtare kanë ndarë kombin shqiptar në pesë shtete dhe pastaj duke ushqyer disa orekse shoviniste na “tërheqin edhe veshin” se mos krijojmë Shqipërinë e Madhe?

Çudi me këta pragmatisto-individualistët politikanë të shkathët. Uji të shkojë vetëm në mullirin e tyre dhe askund tjetër, mbase dhe për të dhënë si haraç disave që u duhet bërë qejfi, sikur ky vend e ky popull është mall pa zot. Ashtu si gjithë kombet e tjera edhe kombi shqipëtar ka historine e vet, traditat dhe kulturën e vet, ka trojet e veta autoktone dhe bile në këto troje ai është treguar zemërgjërë, duke pranuar edhe ardhacakë alloktonë të huaj. Ja kjo do ishte Shqipëria natyrale e krijuar realisht nga historia, por që është coptuar padrejtesisht nga përbindëshat superfuqi të pangopura!

*****

Edhe ndonje intelektual që ka dalë nga radhët e të varfërve ka marrë dy drejtime, ose ka synuar t’u bashkangjitetë të pasurve në mendime dhe mënyrën e jetesës, ose shkëputja e tij ka qënë e veçantë dhe është mbytur shpejt nga moria gjigande e të pasurve. Mbase kjo është dhe arsya e asaj frike të madhe që lubia pasuri ka ndaj forcave të majta e veçanërisht ndaj komunizmit si ide, sepse komunizëm realisht nuk ka pasur, por vetëm modele eksperimentale të fazës tranzitore të kalimit nga kapitalimi në komunizëm, modele që dështuan si të paarrira, të papjekura dhe të pamodeluara mirë. Intelektuali duhet të mbetet i tillë dhe të ngrihet mbi nivelin semplist të masës, të paraprijë me ide dhe rrugë, të ndriçojë metoda e mënyra progresive, por pa u zhytur në pellgun e mashtrimit dhe të korrupsionit.

Praktika ka treguar se një pjesë e mirë e intelektualëve edhe janë blerë nga të pasurit dhe u kanë shërbyer atyre, bile duke tradhëtuar edhe idete e tyre. Eshtë fakt se njeriu ka nevoja materiale dhe çdo inetelektual, si i tillë ka nevojë për plotësimin e atyre kushteve të jetesës, dhe shpesh i detyruar prej tyre ai shet veten duke tradhëtuar ndërgjegjen e vet.

*****

Masa e thjeshtë e njerëzve ka ndjekur shpesh edhe llustrën që i është paraqitur dhe ka brohoritur më të diturit , ata që kanë ditur të përfitonin nga dituria e tyre, pa kuptuar ndërgjegjësisht pozitën e tyre. Ky ka qënë edhe vetmashtrimi i tyre dhe fillimisht ai tingëllonte si i ëmbël, i mirë dhe i drejtë, derisa zbulohej lakuriqësia e tij ,por tashmë ai ishte gëlltitur dhe duhej të durohej.

Njerëzve u pëlqen të dëgjojnë premtime, ëndërrojnë gjera të mira dhe progresive, dhe kjo i shtyn ata që edhe të besojnë premtimet  dhe mashtrimet e politikaneve. Por një i ditur ka thënë se : Më gënjeve një herë të lumtë, më gënjeve për herë të dytë prapë të lumtë, por po më gënjeve për herë të tretë nuk ke faj ti po e kam unë vetë. Këtu shkonë edhe ai vetmashtrim që si pa kuptuar duket si mjaft tundues, fillimisht për të mposhtur dhe errësuar më vonë ëndrrat dhe shpresat.

*****

Të drejtë ka patur Volteri kur thoshte se: “Edhe në se zoti nuk ekziston, ai duhet të shpiket për të mbajtur në fre masat”.

Pra me sa shihet historikisht dhe sa është provuar në praktikë feja është përdorur më shumë nga të pasurit për të nënshtruar të varfërit me një ëmbëlsi morale mashtruese.

*****

A ka faj populli që kaq shumë është vetmashtruar duke ndjekur pas hijezimin absurd të drejtësisë që i kanë falur atij më të pasurit.

*****

Këtë ende nuk e kanë zgjidhur studjesit, as politikisht, as sociologjikisht dhe as në rrugën moralo-psikologjike.

Tashmë më kujtohet një thenie e Sokratit:

Më mirë Sokrat i vuajtur apo dërr i kënaqur ?

Shumica e dinë përgjigjen por a ndodh ashtu se ?!