Mbi Shqipërinë të mos dalin partitë

Kryesore Opinion

Fatkeqësisht në sistemin politik vihet re nga të gjithë se janë partitë që dalin mbi Shqipërinë, mbi fatet e kombit dhe atë të popullit, por pyetja hidhet : Edhe sa dekada duhet të kalojnë për të kuptuar se mbi Shqipërinë nuk duhet të dalë asnjë parti politike?

Shpëtim Zinxhiria / Dihet nga të gjithë se politika në këtë vend po zhvillohet mbi fatet dhe në kurriz të gjithë popullit tonë, duke mos përjashtuar më asnjë parti parlamentare. Politika shqiptare sot është në krizë dhe këtë krizë padyshim i dedikohet dy partive më të mëdha të vendit që prej shumë javësh nuk po munden të ndërgjgjësohen për të dalë nga kjo krizë.

Maxhoranca dhe opozita treguan se nuk janë në gjëndje të menaxhojnë dot krizën politike të krijuar po nga këto, duke anashkaluar interesat kombëtare dhe duke na treguar se janë këto dy parti mbi Shqipërinë. Është demokracia në Shqipëri që i lejon këto dy partitë të veprojnë si të duan, pasi vetë më parë kjo demokraci është përvetë në këtë krizë të krijuar artificialisht.

Kjo krizë ka mbërthyer institucionet që në shumë raste po na tregojnë se po veprojnë në të kundërtën, pra antidemokratike, duke u bërë pengesë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Reforma po shihet nga dy partitë e mëdha si një mundësi për konflikte, pasi mungon vullneti politik dhe dialogu për të mbyllur këtë reformë, që i hap rrugën vendit edhe në atë të integrimit europian.

Deri më sot pas shumë përpjekjesh në tavernat e peshkut dhe në sallat e hoteleve është bërë e pamundur të çelen negocitatat, dhe kjo bëhet kur ka dëshirë për dialogun politik. Kjo arihet kur maxhoranca dhe opozita të ndërgjegjësohen të ulin egon dhe urrejtjen për të mirën e vendit, duke na treguar se mbi Shqipërinë nuk ka asnjë parti.

Kohët e fundit maxhoranca për interesa partiake ka hedhur në fushatë ministrat sëbashku me zëvëndësit e tyre, por edhe kryetarët e bashkive, të cilët prej kohësh braktisin lënë punën braktisin ministritë dhe bashkitë, duke kaluar edhe kufijtë e vendit. Kjo dukuri më shumë është praktikuar në Greqi ku zv/ministri Stefan Çipa braktis për shumë ditë ministrinë për të bërë punën e partisë në qytetet e Greqisë.

Nga ana tjetër, opozita prej javësh ka nisur një protestë për të detyruar kryeministrin Rama të japi dorëheqjen, në vend të krijohet një qeveri teknike e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në një kohë kryeministri Rama e ka konsideruar këtë kërkesë si qesharake, dhe ka paralajmëruar se do të kërkojë mandat të dytë qeverisës. Por asnjë nga këto dy forca kryesore politike nuk flet për konsesusin për reformën në Drejtësi, për konsolidimin e  një shteti të vertetë demokratik ku e drejta, liria dhe obligimi të kenë vlerën e tyre reale.

Shqipëria ende nuk po arrin të zgjidhë korrupsionin si dhe problemet në drejtësi, apo konfliktet politike të shkatuara nga vetë udhëheqësit politikanë që sot më shumë i shkon përshat përçarës se bashkues. Sistemi politik në vend që këta vetë ndërtuan u ka lejuar që këta të manipulojnë dhe jo të veprojnë në interesat e kombit, pasi u mungon në vetvete instikti demokratik.

Por në një shtet demokratik partitë politike duhet të jenë demokratike brenda vetes së tyre, në mënyrë që ato të të prodhojnë demokraci për vendin dhe për të gjithë shoqërinë , ku në të kundërtën ato bëhen burim pushteti e privilegjesh, duke u transferuar monopolin e vendimarrjes pa pjesëmarrje direkte qytetare.

Por a mund të ecë përpara Shqipëria kur mbi të sundojnë interesat partiake, ku venë partinë mbi Shqipërinë?