Mbi të vërtetën nuk mund të tolerohet, sado e hidhur që të jete ajo!

Opinion

sulejmani portretDr. Sulejman ABAZI  /  Në javën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në IRMJ. Çfarë dinë këta politikanë të degraduar, më përpara se sa elektorati të votojë?!

Druaj se këtë herë do të ndodhe ndryshe. Kjo për shumë arsye që lihen të nënkuptohen në këtë analizë politike që kam publikuar tre ditë më parë.  Elektorati shqiptar duhet të ndihet i tradhëtuar nga qendrimi i krerëve politike dhe i aleancave të pabesueshme dhe pa peshë mbi rezultatin e zgjedhjeve.

Këtë herë thërrmimi i shqiptarëve ka shkuar edhe më tej. Realisht po punohet shumë nën rrogoz për këto zgjedhje dhe të gjithë faktorët politik nuk e kanë situatën në dorë, përveç rastit që VMRO dhe BDI trashëgojnë struktura dhe mjete për të bërë gjithçka në favor të tyre.

Ajo që nuk kuptojnë shqiptarët në këtë hapësirë, është qëndrimi dhe formula e mundëshme e faktorit ndërkombetar, e cila lexohet me vështirësi për shumë aresye.

Strumbullari i kësaj situate është nga do të mbaje ish kryeministri, për largimin e të cilit u bë gjithçka, deri tek ngjarja e Kumanovës.

Personalisht, nuk besoj që ky Putin i vogël të kthejë kursin politik, deri tani të orientuar në Moskë, vetëm nëqoftëse e ndjen rrezikun, qoftë të rikthimit në pushtet apo dhe të largimit prej tij. Pasojat për të do të jenë në të dy rastet, pasi me qendrimet e tij ky manipulator terrorist, ka tentuar të ndez zjarrin midis maqedoneve dhe të dekurajojë shqiptarët për situatën e pashpresë në të cilën janë katandisur. Në këtë vijimëzim është dhe fushata dhe deklaratat e Ali Ahmetit, i cili fatin e tij politik e ka të lidhur me Nikollën.

foto-33-4

Nuk dëshiroj të jem më i ashpër mbi bashkëkombasit e mi në analizën politike, por mbi të vërtetën nuk mund të tolerohet, sado e hidhur që të jetë ajo.

Kjo situatë e shqiptarëve në këtë hapësirë etnike është pasojë e qeverisjeve për disa mandate në dyshes VMRO dhe BDI. Këtë nuk e justifiokon asnjë deklaratë apo përbetim mediatik e propogandistik i Ali Ahmetit. Në krahun tjetër, vleresoni me kujdes qëndrimin e PDSH dhe të Menduhit, i cili po pret në heshtje dhe “qetësi” që të bëhët zëvëndëskryeministër.

Çfarë dinë këta politikanë të degraduar që para se sa elektorati të votoje?!

Ky është problemi i problemeve.

Kjo mundëson që pas rezultatit të zgjedhjeve në këtë shtet të ketë ngjarje të pakëndëshme.

Uroj që këtë herë shqiptarët të udhehiqen nga vetedija e tyre kombëtare dhe jo nga interesat e çastit.