Mediat italiane: Mafia shqiptare, kineze dhe rumune, më të rrezikshmet

1182

mafia shqiptare me e rrezikshmeGazeta italiane Giornale.it ka shkruar një artikull në lidhje me mafiet më të rrezikshme që po qarkullojnë për momentin në Itali dhe me aktivitetet kriminale të tyre.

“Shqiptarë, kinezë, rumunë. Madje edhe libianë e gjeorgjianë. Në Itali operojnë dhjetëra grupe kriminale të përbërë nga të huaj,” shkruan Giornale.it ndërkohë që jep një përshkrim të shkurtër për secilën organizatë kriminale.

Mafia shqiptare ka konsoliduar me kalimin e kohës, aktivitetin e saj dhe ka filluar procesin e zhvendosjes së krimit të Evropës Lindore në një lloj menaxhimi të fitimeve të mëdha ekonomike nga shfrytëzimi i prostitucionit si dhe import-eksporti i drogës. I njëjti proces ka filluar të ndikojë edhe krimin rumun, mafie e cila në biznesin e saj përveç prostitucionit, ka futur edhe vjedhjen e makinave si dhe falsifkimin e kartave të kreditit.

Ndërkohë që si më të rrezikshimit aktualisht në Itali po shihet mafia kineze gjithnjë e më në rritje. Triadat, ose siç quhen ndryshe grupet aziatike të pushtetit, kanë arritur të bëhen sipërmarrës dhe të menaxhojnë trafikun e falsifikimit, mbi të gjitha atë të veshjeve. Por tani, sipas Giornale.it kanë filluar ndjeshëm edhe trafikun e barnave të rreme dhe kimikateve të falsifikuara, që janë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: