Raketa kineze që shkaktoi shqetësim ndërkombëtar u rrëzua të shtunën mbrëma teksa lëvizte e pakontrolluar në një orbitë zbritëse pas përfundimit të misionit të saj.
Siç njoftoi Administrata Amerikane e Hapësirës, faza e parë e raketës Long March 5B “hyri në atmosferën mbi Oqeanin Indian rreth orës 10:45 MDT”, domethënë në orën 18:45 me kohën e Shqipërisë.
“Ne ju referojmë në Republikën Popullore të Kinës për detaje të mëtejshme mbi shpërndarjen e mbeturinave dhe vendin e rrëzimit.” Zbritja meteorike e mbeturinave hapësinore duket se është regjistruar nga një vëzhgues në Kuching, Malajzi, i cili mendoi se po shihte një meteor.
Rënia meteorike
Faza e parë e raketës Long March 5, një tub metalik rreth 20 metra i gjatë dhe me peshë 23 tonë, pritej të mos shkatërrohej plotësisht gjatë zbritjes së saj meteorike nëpër atmosferë.
Meqenëse komponenti i madh lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe rrotullohej, parashikimi i saktë se kur dhe ku do të binin mbeturinat ishte e pamundur.
Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të BE-së (EASA) kishte paralajmëruar se mbeturinat hapësinore mund të kalonin nëpër hapësirën ajrore të Greqisë, Bullgarisë, Francës, Italisë, Maltës, Portugalisë dhe Spanjës.
https://twitter.com/i/status/1553424586624335872