Mesazhet që përcjell Kumanova

Rajoni

azemi profilAZEM  PARLLAKU / “Shqipëria e Madhe po troket në derë”, ky “headline” në të përditshmet e Beogradit sot, si dhe urdhëri i dhënë nga Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsa Stefanovic për të instaluar më shumë forca ushtarake në kufirin me Maqedoninë, e ndërkohë organizimi i cetnikve serb (thuhet një pjesë e tyre po vijnë nga Ukrahina): nuk janë mesazhe të mira…!

Në anën tjetër mosdakortësia e shqiptarëve të Maqedonisë (me politëkën parti-klube interesash), e cila nuk qe në gjendje që minimalisht ta detyrojë shtetin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, por përkundër u rezervoi atyre një robëri kaq perfide dhe të sëmurë e cila as i lëshon e as i mban, por i diskriminon gjithandej, e tallet me ta: sigurisht dhe ky nuk është mesazh i mirë…!

Arsyetoj me versionin se: Shqiptarët e Maqedonisë janë lodhur nga vendnumërimi, nga skamja, nga diskriminimi në shkolla, punë, në infrastrukturë, e në rrugë, ku jo rrallë rrihen si jetimë, e kështu po vendosin një strategji tjetër, për të sensibilizuar opinionin shqipfolës dhe atë gjetkë se, këtë situatë të mjerë nuk e duan: ky është mesazh i mirë…!

Gjatë orëve të fundit, duke i’u referuar ngjarjeve në Kumanovë, opinionbërësit (pati dhe politikanë), të cilët theksuan se protestat në Maqedoni kanë karakter nxitës. Kjo është e saktë për aq sa në mesin e shqiptarëve në Maqedoni ekziston një potencial i fuqishëm i pakënaqësisë (ashtu sic nuk mund të shpërfillen dhe pakënaqësitë në mesin e komunitetit maqedonas): ky është mesazh i mirë…!kumanova -1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E saktë është, se lëvizja protestuese e shqiptarëve nuk përkrahet nga elitat politike në Tetovë, Tiranë, e Prishtinë, e lëre më të jenë organizuar prej tyre: ky mesazh nuk është as i mirë, e as i keq. Si në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, ashtu dhe ndër vetë maqedonasit ka ekstremistë nacionalë (akademikë të rinj të frustruar dhe intelektualë nga njëra anë, dhe aktorë lokalë në anën tjetër), të cilët nxitnin palët reciprokisht dhe përpiqen të kanalizojnë pakënaqësinë e popullsisë sipas interesit të tyre. Por, pa këtë kanalizim, e pa mbështetjen masive të elitave të interpretimit (si dhe në fund edhe të politikanëve) këto protesta që burojnë nga baza e popullsisë nuk do të kishin arritur këtë qëndrueshmëri dhe efekt, të cilat së shpejti do të dridhnin themelet e Maqedonisë: ky mesazh duhet konsideruar. Ngaherë në prapaskenë zien një pyetje, shtjellimi i së cilës me kujdes është lënë anash, kjo pyetje eshte shtruar në periudha të caktuara, e ka shkaktuar si debate kontroverse ashtu edhe konflikte të dhunshme. Tri modele argumentimi i bejne konkurrencë njëri-tjetrit: thirrja për shqiptarët në të drejtën historike, e drejta moderne e vetëvendosjes, dhe thirrja në të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket të drejtës ndërkombëtare duhet pritur, fillimisht e drejta historike dhe të drejta e vetëvendosjes, janë paresore, e në doren tone: ky është mesazhi që vlen.