Shqiptarët ndalohen në kufi, Ambasada e Greqisë në Tiranë del me një njoftim dhe akuzon edhe mediat shqiptare.

374

Kë duhet të besojmë ato qe ne shohim në kufi apo njoftimin e ambasades së Greqisë që përgenjështron. Pas gjithë konfuzioneve në kufi të transmentuara nga mediat shqiptare në kufi, sot ambasada e vendit fqinjë del me një përgenjështrim si më poshtë:

Njoftim

Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë Shqiptarë të cilët dëshërojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshërojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri. Për më tepër, janë dekretuar amendime të posaçme që parashikojnë zgjatje të lejeve të qëndrimit që skadojnë brënda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme.