Ministri Bushati emëron vajzën e tezes së tij ambasadore në Greqi

Kryesore Politika


Shpetim  ZINXHIRIA  /  Në Ambasadën shqiptare ikën një kushëri një dhe vjen një tjetër, por kjo nuk ka të bëjë me rokadën e duhur, por ka të bëjë nepotizmin, një sëmundje të cilët Shqipëria nuk mundet të shkëputet dot.
Është një turp për Shqipërinë, vendin që po troket në integrimin Evropian, është një turp për ministrin Bushati që vazhdon ende të emëroj kushërinjë e kushërira, duke i kthyer perfaqesitë tona çifligje të familjes.

Është një turp për Presidentin e Republikës që firmos dekrete te kesaj natyre, por mbi të gjitha është një turp e kësaj qeverie…
Bushati ka emëruar vajzën e tezes së tij, 42 vjeçaren Adriana Obdari në ambasadën tonë në Greqi, në një vend ku marrëdhëniet janë tej të tensionuara. Më se prej dy dekadash kanë mbaruar shkollën dipllomatike në vendet e BE shumë fëmijë emigrantësh, por deri më sot asnjë prej tyre nuk kemi pare të emërohen në këto përfaqësi, pasi prindërit e tyre janë emigrantë.
Nëse kjo nuk përbën një turp, atëherë le të na thotë dikush nga politika shqiptare se çfarë është?