Rilindja “kryqëzon” sekretarin e PS, z. Koço Kokëdhimën

Aktualitet Kryesore

Rilindja të premten kryqëzon Koco Kokëdhimën, duke berë kurbanin e radhës. Sot Asamblea e Partisë Socialiste do të miratojë shkarkimin e sekretarit të saj, një shkarkim që po bëhet në emër të Rilindjes të Edi Ramës. Njeriu misterioz që ngjiti shkallët e

PS atje ku nuk e kishte imagjinuar kurrë, por ky njeri misterioz bën kurbanin e radhës “kryqëzon” njeriun më të afërt të tij, thua se e keqja e kësaj strukture është Kokëdhima. Rama po mban afer gjithnjë e më shumë

njerëz të cilët janë dënuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, pasi këta janë baza e fortë e Rilindjes. Rama erdhi nga hiçi dhe mori kryesinë e PS me një qëllim të vetëm për ta shkatëruar…

Kokëfortësia e Ramës po çon PS drejt një strukture të mbyllur, duke lënë që të kuptosh se kush del kundra kryqëzohet. Rama po lë një shije të hidhur duke imituar ish diktatorin Enver Hoxha, ndoshta kjo ka të bëjë me nostalgjinë e tij ndaj këtij sistemi. Rama me privilegjin që i jep roli i kryetarit po shfrytëzon këtë për së miri, për të çuar një mesazh të qartë se është ai që vendos dhe se partia është pronë e tij. Ish dy miqte tani janë armiq. Rama nuk di të mbaj miq, nuk di te respektojë punën e të tjerëve, nuk është mirnjohës po në të sundon urrejtja, e kundërta e ish mikut të tij.

Kujtesa na le shijen e hidhur me ardhjen e tij në krye të partisë. Shumë njerëz të rëndësishëm me një kontribut të padiskutueshëm janë larguar duke u zevendësuar me elemente të padëshirueshëm.

PS në gjirin e saj ka njerez me një të shkuar të kriminuar, po kjo nuk e shqetëson Ramën që ne Asamblen e PS do të ngrejë dorën për votim edhe njerëz të tillë, të ardhur në PS me mashtrime me një të kaluar kriminale. Njerëz të tillë që bëjnë shoqëri me djalin e tij që ndajnë gjithçka që kanë vetëm e vetëm që të kenë një vend në PS.

Sot do të “kryqëzohet” sekretari Koco Kokëdhima kur përball do të ketë njerëz të dënuar për prostitucion, që kanë ndërruar emrin dhe mbiemrin, që me rrugë të ndryshme kriminale mashtruan jo vetëm qendrën por edhe simpatizantët e tyre.

Është ky anëtari i asamblesë që do të ngrejë dorën kriminale për të kryqëzuar Kocon, është ky njeri i dënuar nga drejtësia për prostitucion etj. Konkretisht, ish Roland  Qirici, sot Rudolf Xhillari, njeri i afërt e djalit të Ramës që ka ndërruar emrin dhe mbiemrin, me pasaportë greke për të zhdukur identitetin e tij të mëparshëm. Të gjithë e dinë në PS, po askush nuk ka kurajon të prekë këtë njeri, pasi prek direkt interesat e djalit të Edi Ramës.

Kryqëzimi i Kocos do të qetësoj Ramën dhe njerëzit e tij të afërt, për momentin. Bashkebisedimet e Kokëdhimës në rrethet Srande, Vlorë dhe e fundit në Athinë për nje reformim të PS brenda ne PS e kanë tronditur Ramën, mysafirin që tani po nxjerr nga dera e shtëpisë edhe të zotin.

Po në Shqipëri këto punë kështu e kanë…

Kjo u pa edhe në Greqi, ku Rama, Ruci dhe Klosi e ndan këtë strukturë në tre pjesë duke emëruar njerezit e tyre, që nuk kishin lidhje me PS. Nga njera anë Rama emëronte direkt kusherirën e tij Eda Gemi, ndersa Klosi nga ana e tij Fatos Malaj,Ruci nje tjetër, duke injoruar kryetarin e zgjedhur me vota. Për këtë ne ate kohe pati edhe reagime në shtypin grek edhe nga PASOK-u.

Rama shkatërroi PS ne Greqi, dukie emëruar ne krye te saj njerës që nuk kishin te benin fare me kete strukture, te ardhur nga PD, të detyruar pranuan te drejtojnë këtë strukturë.