Tërmet me magnitudë 4.4 Rihter në Greqi

Greqi

Greqi- Një tërmet me magnitudë 4.4 është regjistruar sot në jug të Kretës, ora 14.43(ora e Greqise).

Epiqendra ishte 41 kilometra në jug-jugperëndim të Paleochora Chania, ndërsa thellësia fokale ishte 23.6 kilometra.

Tërmeti është ndjerë në zonën e Kretës jugore dhe perëndimore, por për fat të mirë pa shkaktuar dëme.