Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të mirëpresë ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji.
Miqësorja e planifikuar të zhvillohet më 29 mars mes dy përfaqësueseve do të luhet në Tiranë, duke nisur nga ora 18:00.
Dy federatat anëtare kanë arritur dakordësinë për stadiumin dhe orarin, pasi arritën më parë marrëveshjen për të zhvilluar këtë sfidë miqësore, në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor, me Shqipërinë që është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.