Na pikëllove të gjithëve, shpirti juaj u prehtë në paqe!

Aktualitet Kryesore

ramadani ne focusShpëtim ZINXHIRIA  /  Ndahet nga jeta gazetari Ramadan Bizga. Më datën 28 Maj të 2016 në Athinë është ndarë nga jeta gazetari i njohur Ramadan Bizga nga një infarkt në zemër. Dhimbja eshte e madhe…

Teksa ecte në këmbë për të shkuar në një aktivitet të Ambasadës Shqiptare në Athinë, rreth ores 17.30 në një rrugë jo larg shtëpisë së tij, një goditje fatale e një infakti e ka rrëzuar në tokë dje dhe i ka marrë jetën njeriut, mikut dhe vëllait tone ditën e shtunë më 28 28 maj.

Është e pabesueshme që njeriun me të cilin ke pirë një kafe tre orë më pare të mos ndodhet më pranë, e habitëshme…aq sa për një njeri që ishte familjar I rrehullt dhe që nuk abuzonte me shëndetin. Nuk mund të gjesh fjalë aq sa nuk mund të shkruhash për të keq, kur bën fjalë për një njeri aq të mire për një të njohur këtu e 20 vite më pare. Por ja

Një kalimtar me anën e telefonit të të ndjerit ka bërë lidhje telefonike me një nga numrat qe ishin regjistruar në telefon, ku më pas është njoftuar dhe familja e tij. Por, rrugës për në spital Dania, siç e thërrisnim të gjithë ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, duke lënë në pikëllim të thellë familjen e tij, bashkëshorten Rajmonda si dhe dy djemtë, Bledarin dhe Dritanin.

Në pikëllim ai ka lënë, jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe shoqërinë e tij të shumtë që ai pati gjatë karrieres së pasur mediatike, të qytetit të tij të lindjes si në gazeten “Jeta e Re” dhe Radio Shkodra të qytetit verior, “Sporti Shqiptar” në Tiranë si dhe gazeten “Albania Press” që e drejtoi për vite me profesionalizëm në Athinë gjatë periudhës së pas 90-tës ku jetoi së bashku me familjen.

 

Ditën e hënë të 30 majit 2016, trupi i pajetë i gazetarit të mirënjohur, Ramadan Bigza pritet të mbërrijë në qytetin e Shkodrës ku do të prehet pranë prindërve të tij në varrezat e qytetit. U mësua nga familja e tij se një ceremony lamtumire do të zhvillohet në Athinë ditet e ardhshme me rastin e të 40-ve.

Komuniteti shqiptar i tronditur nga kjo vdekje e parakohshme humbet një nga njerzit më të dashur dhe një nga figurat më të ndritura në emigracionit, humbet një nga gazetarët më të mirë, humbet një njeri të dashur të saj. Humbi një prej aktivistëve më të fortë në emigracion.

Me humbjen e tij të paraakohëshme, Komunitetit Shqiptar në Greqi do i mungojë një nga zërat më prestigjiozë, në përfaqësimin dinjitoz të vlerave dhe traditës shqiptare.

Familja humbet një bashkëshort të mrekullueshëm, humbet njeriun më të dashur të saj…

Mbarë shoqëria jonë humbi një zë, humbi një penë të devotëshm për vendin, humbi një njeri që me profesializmin e tij kritik ishte i paanshëm në gjykimet e tij …!Kështu të njoha unë I dashur dhe i paharuar Dane…

Nuk do të shihemi më , por do jemi bashkë përherë nëpër kujtime, gjersa të rroj!

Do të kujtoj me shumë mall o Dane. Na coptove zemrën. I përjëtshëm kujtimi yt, miku im i dashur. Dhimba që ndjejë nuk ka të treguar. Dheu qoftë i lehte për ty Dane.

Lamtumirë Ramadan! Trupi yt pushoftë në Paqe!

Shpetim Zinxhiria