Nand Ocelli : Jo urrejtje, sporti është i të gjithëve !

Kryesore Sporti

nandi- jo urrejtje-2Lexoj shume artikuj në mediat sportive, por… artikuj ku ka shume pikëpyetje, ku shoh mllef dhe pakënaqesi, por dhe mosmirënjohje ...

Duhet të jemi real dhe të respektojmë të gjithë ata lojtarë që në momente të vështira në gjendje kritike dhanë kontributin e tyre, për arritjet e sportit shqiptar nën flamurin e himnin e Shqipërisë.

Shumë shtete e shpërbënë, e të reja shtete lindën lojtarë që dikur ishin yje të një përfaqësuse, shumë shpejt treguan vlerat në përfaqësueset e riformuara, po askund urrjejtje e mosmirenjohje,

Erdhi koha që dhe Ne duhet ta pranojmë këtë dhe vetë të mendojmë për brezat tanë të ardhshëm, që të punohet në mënyrë sistematike dhe afatgjatë, për të patur vazhdimësi. Kosova përfaqëson shtetin e saj. Ka lojtarët e saj. Luajnë për flamurin e tyre edhe pse janë shqipëfolës.

Janë kundërshtare sportive, Si dhe Hercegovina flet kroatisht, Por loz për tjetër flamur… Atij që i përket shtetit të tij, ndaj nuk duhet urrejtje që një lojtar zgjedh flamurin e tij.

Kjo është zgjidhje personale që duhet respektuar. Problemi është që ashtu si reklamuam ata lojtarë që ju përgjigjen dhe justifikuan përfaqesimin e tyre, duhet vepruar me maturi dhe emocione për të pregatitur një brez me talentet tona.

Ju garantoj që nuk mungojne, por duhet pune dhe sacrifice mbi të gjitha seleksionim objektiv, duke përjashtuar çdo ineters personal.

Shqipëria ka talente dhe do ketë gjithmonë…

Jepjani mundësinë dhe përkrahini me entuziazmin tuaj ! Çdo cikël mbyllet për t’u hapur një cikël i ri më e evoluar…