MISTERI QË GREQIA ENDE NUK E KA ZBARDHUR – KU JANË 502 FËMIJËT?

Emigracioni Greqi

Bëhet fjalë për zhdukjen e 502 fëmijëve nga Institucioni shtetëror o mbrojtjes së fëmijëve “Agia Varvara” në Athinë gjatë periudhës 1998-2002

Nga Shpetim Zinxhiria

Në vitin 2002 më një leje të posaçme nga ambasada shqiptare dhe autoritetet greke kam vizituar këtë institucion ku kam parë nga afër dhe biseduar me punonjësit e atëhershme. Po edhe pse kanë kaluar afësisht 25 vite, misteri ende nuk është zbardhur, bëhet fjalë për femijë nga 6-18 vjeç.

Në vitin 2013, Kathimerini rikthehu çështjen në vemendjn publike dhe raportoi hapjen e çështjes, ndërsa nga shteti shqiptar ende jo.

Çfarë ndodhi në institucionin e kujdesit “Agia Varvara”?

Sipas dokumentave të Kombeve të Bashkara dhe organizatave Ndërkombëtare:

  • Në këtë Institucion u strehuan 661 fëmijë gjatë viteve 1998-2002
  • 560 prej tyre ishin fëmijë shqiptarë, shumica me origjinë rome, duke përbërë 84,7% të gjithë fëmijëve të strehuar.
  • 45 ishin grekë
  • 40 ishin irakianë
  • 16 ishin nga vende të tjera.

Shumë prej tyre ishin fëmijë që kishin jetuar në rrugët e Athinës, duke lypur ose duke pastruar xhamat e automjeteve.

Pse u zhdukën këta fëmijë?

Hetimi i avokatit të popullit grek evidentoi probleme serioze:

  • Mungesë personeli dhe mbikëqyerje.
  • Mungesë përkthyesish për fëmijët shqiptarë
  • Mungesë kushtesh të përshtatshme sigurie.
  • Largime të fëmijëve nga institucioni.
  • Dyshime për marrjen e disa fëmijëve nga persona të tjerë.

Çfarë bëri drejtësia greke lidhur me këtë problem?

Një dokument zyrtar i qeverisë greke, dorëzuar Kombeve të Bashkuara më 10/08/ 2021, jep një informacion të rendësishëm:

Më 26/03/2017, drejtuesit e atëhershme te institucionit Agia Varvara u paraqitën te Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë në Athinë.

Ata dorëzuan dokumentacionin përkatës, në kuadër të një kerkese për ndihmë juridike nga autoritetet shqiptare.

Dokumenti nuk jep përfundimin e hetimit dhe fatin individual të 502 fëmijëve. Një pyetje që pret ende përgjigje është se: Çfarë ndodhi me dosjen gjyqësore pas vitit 2017?

Edhe pse mbetet ende pa u zbardhur zhdukja masive e fëmijëve, ky institucion vazhdon të ekzistojë si strukturë publike për mbrojtjen e adoleshenteve në Nea Smzrni 221 në adresën Syngrou 221. Ku afron shtrehim dhe përkujdesje për vajza nga mosha 12 deri ne 18 vjeç.

Sot pas kaq vitesh pritet ende një përgjigje:

  • Çfarë ndodhi me hetimin penal grek?
  • Përgjegjësia e institucioneve greke?
  • Roli i shtetit shqiptar dhe i Avokatit të Popullit?

Ku ndodhen sot këta fëmijë që mund të jenë ende gjallë, por në se janë?