SHQIPTARËT NË GREQI – 35 VITE PUNE, PO PENSIONET KU JANË?

Emigracioni Greqi

                 Sot në Greqi, 20.451 shqiptarë marrin pensione në Greqi

Çështja e pensioneve të shqiptarëve në Greqi  mbetet një problem shumë i madh social dhe ekonomik, por edhe një padrejtësi e pa diskutueshme.

Deri më sot, problemi kryesor është se Shqipëria dhe Greqia ende nuk kanë përfunduar marrëveshjen dypalëshe për njohjen e viteve të punës dhe te sigurimeve shoqërore. Asnjë informacion zyrtar nuk ekziston për numrin e shqiptarëve te cilët kontribuan mbi 30 vjetë dhe sot kane mbushur moshën po qe nuk marrin pension.

Çfarë po ndodh me marrëveshjen Shqipëri-Greqi?

  • Më 8 nëntor Ambasada Shqiptare në Greqi njofton për avancimin e negociatave
  • Në gusht 2025 qeveria shqiptare njoftoi se kishte përgatitur projektmarrëveshjen dhe grupin negociator.
  • Në nëntor 2025, kryeministri Edi Rama deklaroi se po punohej për njohjen e pensioneve me Greqin.
  • Më 29 prill 2026, ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se negociatat me palën greke vayhdonin intensivisht.

Shifra se 20.451 shqiqiptar marrin pensione në Greqi është raportuar nga një analizë e statistikave greke të pensioneve (Ministria greke e Punës – HELIOS) për shtator 2026.

Cili është problemi kryesor për emigrantët shqiptarë në Greqi?

Një shembull konkret është ne se një shqptar ka 12 vite në punë në Greqi dhe 13 vite pune në Shqipëri. Ai ka 25 vite pune, por pa marrëveshje nuk mund ti bashkojë automatikisht këto periudha për të plotësuar kushtet e pensionit ne njërin shtet -aktualisht në Greqi.

Kjo është një padrejtësi që marrëveshja synon të zgjidhë në një kohë kur me kontributet e shqiptarve abuzohet aq sa edhe vidhen.

Një studim akademik i publikuar në vitin 2019, duke përdorur të dhënat e janarit 2015 raportonte vetëm 3.175 pensione për shtetas shqiptar.

Çfarë parashikon marrëveshja?

  • Bashkimin e periudhave të sigurimit në dy shtete për plotësimin e kushteve.
  • Pagesën propocionale të pensionit nga secili shtet sipas kontributeve

Pse negociatat për marrëveshjen zgjasin kaq shumë? Kush mban përgjegjësi për vitet e punës që emigrantët kanë kontribuar në te dy shtetet?

Deri më sot Shqipëria ka bërë të mundur te bëje 16 marrëveshje me disa vende për sigurimet shoqërore.