Ndryshime ditësh dhe oraresh, caktohet përfundimisht axhenda e javës së 28 të Superiores

Futboll Sporti

FSHF ka përcaktuar më në fund axhendën e plotë të javës së 28 të Kategorisë Superiore, e cila do të nisë fazën e fundit të kampionatit. Një javë me përballje shumë interesante, por që është bërë e vështirë për t’u organizuar për shkak të kaosit që vazhdon me stadiumet kur luajnë skuadrat kryeqytetase.

Java do të luhet në tre ditë, duke filluar nga e shtuna. Në atë ditë, do të jetë sfida Kukësi-Egnatia që do të nisë javën me ndeshjen që luhen në Kamëz në orën 13:45. Më pas, në orarin 16:45, luhen dy sfida shumë të rëndësishme për Europën, Vllaznia-Laçi dhe Partizani-Teuta.

Të dielën, luhet vetëm një sfidë, ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës, që nis në orën 16:45 në Korçë. Ndërsa të hënën luhet ndeshja e fundit, sfida direkte për mbijetesën mes Dinamos dhe Kastriotit, që do të luhet në Elbasan duke filluar nga ora 14:45.

PANORAMASPORT.AL