NË DJEPET TONA RRITEN VETËM TRIMA.

Kulture

Kënga e djepit në këto troje gjithmonë asht këndue.

Në oxhak lindin shqipet në breza trashëgue.

E djepi e oxhaku për bijtë veç lotojnë.

Lireku e votra thatë shqipet ato kërkojnë.

 

S’këndohet ma ajo kangë as në djep as në ninulla.

Mbi kaptellin e djepit s’mbulohet ma fëmija si dikurë.

Në çerdhet e botës shqipet atje fluturuan.

Këtu më s’dëgjohet e qarë e fëmijës djepin mbuluar në Flamur.

 

Ku janë shqipet e vatanit, djepi që s’përkundet.

Ku janë djelmnia botës gjithkund shpërndarë.

Vdekja e shpresës në këtë vend ku jeta në fije të perit lëkundet.

Filizat e jetës dherave tjera si kokrra e farës në arë.

 

Në endërrat e fikura nga kjo tokë ku ven o bir.

Për një copë bukë o nënë këtu se blej dot.

Atje si lypsar enden për një copë strehë e punë.

Përgjigja e birit tim me shpirtin e mbushur me lotë.

 

E shpirti i nënës që po plas nga dhimbja e mallëngjimi.

Më shkulet shpirti të ikë fëmija nga gjiri.

Jo jo more bir mos më lër plakës vetë.

Eh kur ty të jeshë kthyer nënën do e gjeshë tretë.

 

Miranda Troci Derti

Reç Dibër!!